I kanë mjaftuar 30 minuta shefes së misionit të OSBE-ODIHR ambasadores britanike Audrey Glover për të shpalosur platformën e drejtimit e theksuar se misioni i saj nuk është një polici zgjedhore.

“ Kemi ardhur pa ndonjë ide apo axhendë të fiksuar. Ne do të lëmë faktet që të flasin. Administrimi i zgjedhje do të jetë në fokus të punës sonë. Zgjedhjet nuk janë vetëm një ditë. Ajo çka vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo që ndodh ditën e zgjedhjeve. Ne nuk jemi as policia dhe as politikanë, por profesionistë të zgjedhjeve. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të votojnë në mënyrë reale. Duhet të zgjedhin mes kandidatëve që duhet të bëjnë fushatë në kushte të barabarta”, tha Glover.

Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE dhe ODIHR vëzhgon në këtë vend tha ambasadorja Glover përmes 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 të tjerëve afatshkurtër.

“Nuk është puna jonë që të ndërhyjmë për sugjerime të tilla, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet, nuk na takon të japim sugjerime, pasi do të ishte ndërhyrje. Do të kemi sytë hapur për të parë fenomenet e blerjes së votës apo parregullsi të tjera”, tha ajo.

E pyetur nëse kishte monitoruar në ndonjë vend zgjedhje që kryhen pa opozitën Glover tha: “Në fakt nuk më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhjet në ndonjë vend ku opozita nuk ka marrë pjesë. Ne do të raportonim atë që do të shihnim, do të kishim një ditë pas zgjedhjeve raportin tonë të parë me konstatimet me atë që do të shihnim”.

Top Channel