Një triko me temë nga Bashkimi Europian, e stiluar nga një markë berlineze, është bërë më e kërkuara për politikanët gjermanë, duke sinjalizuar një qëndrim kundër forcave nacionaliste në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Në kohën e referendumit për “Brexit”-in, thuajse dy vite më parë, stilisti berlinez David Mallon prodhoi trikot e para me ngjyrë blu të errët, “EUinfy”. Ai hoqi një nga 12 yjet e arta dhe e vendosi atë në shpinën e trikos, bashkë me numrin e telefonit të një linje të gjelbër të BE-së.

“Një yll i humbur dhe simbolizmi i një rrethi të thyer, i tregon kujtdo dhe menjëherë se diçka nuk shkon mirë. Nga këtu nis dialogu”, tha David Mallon.

Një simbol i kohës, trikoja evokon kulturën Hip-Hop, protestat në rrugë dhe rebelimin e rinisë, ndërsa logoja jep një mesazh thellësisht pro demokratik dhe antiekstremist.

Krijimi i Mallon ka tërhequr vëmendjen e blogerëve dhe ndikuesve të modës, e ai po shfaqet tani në Instagram, në festat trendi, në oborret e shkollave, i veshur nga fëmijë, që nga Azia e deri në Nju Jork.

Madje, më herët këtë vit, trikoja debutoi edhe në skenën e politikës globale, e veshur nga Wolfgang Ischinger, organizatori i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Top Channel