Zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk”, si një prej kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku dha edhe argumentet e tij se përse zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, e nuk mund të shtyhen.

“Presidenti ka dekretuar zgjedhjet. Ka një Kushtetutë, e cila thotë se kryetari i Bashkisë i mbaron mandati në fund të mandatit. Që do të thotë se në momentin që ne nuk zbatojmë një akt ligjor, fillon orteku i paligjshmërisë. Fillojmë të improvizojmë siç kemi bërë deri më tani. Nuk mund të vijojmë më kështu”, tha ai.

Lidhur me qëndrimet e opozitës se do t’i bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se deri më tani PD nuk ka ardhur me një alternativë tjetër, por vjen me kërkesën largohuni ju të vi unë.

Top Channel