Shtatë vite pas vdekjes, Whitney Houston do të “nisë” një tur. Këngëtarja, që u nda nga jeta në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare si pasojë e një mbytjeje aksidentale, do të bëjë një tur si hologram.

Lajmi konfirmohet nga Pat Houston, kunata e yllit të popit, ish-menaxhere.

“Whitney i adhuronte turmat, ndaj dhe ne e dimë se ajo do ta adhuronte këtë koncept holografik”, tha ajo.

Një shfaqje e këtij niveli është diçka speciale dhe “Base Hologram” ka marrë masat për gjithçka. Zëri do të jetë autentik dhe do të shoqërohet nga orkestra, por këngëtarja…vetëm një hologram.

“Base Hologram” është kompania që qëndron edhe pas një tjetër turi të ngjashëm të planifikuar. Vitin e shkuar, familja e Amy Winehouse njoftoi planet për një tur koncertesh hologram, për të festuar trashëgiminë që la pas këngëtarja që vdiq si pasojë e helmimit nga alkooli në vitin 2011, kur ishte vetëm 27 vjeç.

Top Channel