Rroba, çanta, këpucë e sandale i gjen për 1000 deri në 2000 lekë në tregun më të ri të Gabit të hapur në Tiranë.

Tregu i Shkozës u hap para disa ditëve dhe në të ka mbi 100 tezga, në shumicën e tyre punohet.

Megjithëse një ditë e zakonshme, në treg gjen njerëz të shumtë që blejnë mirë e lirë.

“Blejmë firmato këtu. E gjithë familja këtu vjen. Nuk kemi lekë për bukë, jo për të blerë rroba të reja”, thotë një zonjë.

“Po kush nga ne të gjithë nuk bleu njëherë tek Gabi”, thotë një vajzë e re.

Top Channel