Transporti urban duhet të ofrojë shërbim për të gjithë personat, pa asnjë diskriminim. Por kjo nuk ndodh për invalidët.

Jemi duke folur këtu për atë kategori personash, të cilët mbeten të izoluar pasi shteti dhe shoqëria nuk ju krijojnë hapsirat që të lëvizin.

Janë mbi 6800 persona me aftësi të kufizuar në vendin tonë të cilët janë të izoluar për mungesë të infrastrukturës.

Sokol Murataj në vitin 1997 pas një aksidenti të rëndë humb aftësinë e të lëvizurit. Por pavarsisht kësaj ai ka gjetur forca që të përballojë jetën si dhe të gjejë mënyra për të mbijetuar.

Nëse trasporti publik do të ofronte aksesin e lëvizjes për njerzit që janë në karrocë, atëherë edhe kjo pjesë e shoqërisë do të ishte më aktive.

“Tërhiqe dhe hape pak atë rampën të lutem. Nuk hapet kjo jo nuk hapet . Po si ka mundësi pse nuk funksionon? Do vish të hypësh ?Jo jo se nuk funksionon ashtu. Autobuzi duhet të vijë anash, automatikisht duhet të hapet rampa dhe hypën invalidi. Kështu që ky autobus është jashtë kontrollit nuk ofron shërbim për inavlidët”, thotë Sokol Murataj.

Në Shqipëri, numërohen rreth 2500 individë me dëmtime të shtyllës kurrizore por të gjithë këta persona fatkeqësisht nuk mund të përdorin trasportin publik.

Ne së bashku me Sokolin pritëm edhe autobuzin e radhës me shpresën se do të realizonim hyrjen në të.
-A mund të hypi te rampa ? Po pse nuk funksionon?
-Po mua pyet ti o xhaxhi?
-Shiko në fakt rampa duhet të funksionojë sepse është me ligj.. A e patë që as në këtë autobus nuk funksionojë?!

Pavarsisht vështirësive me të cilat përballet transporti urban, Sokoli ngre zërin ndaj bashkisë dhe operatorëve që ti krijojnë kushtet për udhëtimin qytetas.

“Këta persona kanë nevojë për një transport urban të integruar siç është ajo rampa që nuk funksionon. Ose duhen konceptuar stacionet e autobuzave që personi që pret nëse bie shi të rrijë poshtë dhe të ketë shërbim urban të aksesueshëm. Shumë persona e kanë problem këtë dhe kur nuk funksionon në qendër si mund të funksionojë ne vendet e tjera?!”, thotë Sokol Murataj.

Top Channel