Këtu ndodhemi në qytetin e Fierit. Me sy të lirë duket se ky qytet ka shumë linja urbane që ofrojnë shërbim për qytetarët. Por në fakt të gjithë këta autobuzë janë për shërbimin rrethqytetas.

Aktualisht në Fier është vetëm një linjë që ofron trasportin publik brenda qytetit.

“Aktualisht në qytetin e Fierit operojnë 17 linja, 16 linja janë rrethqytetase, dhe një është brenda qytetit”, tha Marineo Galanxhi, Shef i sektorit të transportit, Bashkia Fier.

Ne qëndruam për më shumë se tre orë në qytetin e Fierit për të vëzhguar linjën që ofron shërbimin e trasportit brenda qytetit.

Këto janë stacionet ku duhet që të kalonte autobuzi që ofron shërbim për qytetarët. Por autobuzët nuk dukeshin kurrëkund. Madje as banorët e Fierit nuk e dinë me siguri nëse ky qytet ka linjë urbane!

Statcionet e autobuzëve në qytetin e Fierit kanë oraret e linjave të afishuara. Por edhe në këtë qytet nuk ka stacion të mirfilltë ku qytetarët të presin.

Përfaqësuesi i Bashkisë së Fierit, thotë që mjetet e transportit publik janë brenda standardeve. Por këta autobusë janë ndër ndotësit më të mëdhenj të qyteti. Shtullunga tymi lëshojnë sa herë që drejtuesi i autobuzit shtyp pedalin e gazit.

Sipas të dhënave të bashkisë numri mesatar i pasagjerve në një ditë për linjën e qytetit është tepër i ulët, ndërsa çmimi i biletës shkon 40 lekë.

Top Channel