Protesta e studentëve, e cila vjen 4 muaj pas protestave të dhjetorit ka nisur me tensione.

Studentët kanë hedhur tymuese, ndërkohë që kanë djegur edhe fletët e paktit të universitetit.

Por disa prej tyre kanë hedhur edhe gurë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke thyer edhe xhamat.

Po ashtu protestës së studentëve i janë bashkuar edhe minatorët.

Studentët protestues kanë paraqitur një listë me 5 kërkesa:
1-Rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë
2-Arsim cilësor për gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetjen financiare në të dyja ciklet e studimit.
3-Rankim i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore
4-Rritja e peshës së përfaqësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë
5-Autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

FOTO GALERI
2/21
Protestes se studenteve, iu bashkuan edhe minatoret

Top Channel