Studentët në protestë, reagon Rama

22/05/2019 10:32

Ndërkohë që ditën e sotme një pjesë e studentëve kanë paralajmëruar protestë para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një video, e cila tregon sipas shefit të qeverisë premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.

Në materialin e publikuar nga kryeministri Edi Rama tregohet me shifra se sa studentë kanë përfituar nga premtimet, që nga ulja e tarifave e deri tek zerimi i taksës për studentët ekselentë.

Top Channel