Shirat nuk do të vazhdojnë pafund dhe fermerët janë duke u përgatitur për stinën e nxehtë. Në Shirgjan të Elbasanit janë pastruar 16 km linearë kanale vaditëse, duke pritur tashmë stinën e verës dhe vaditjen e tokave bujqësore.

Po ashtu, kjo zonë ka shpëtuar edhe nga përmbytjet, pasi janë pastruar 21 km kanale kulluese, të cilat nuk pastroheshin prej gati 30 vitesh.

Janë rreth 2.000 fermerë që përfitojnë nga këto shërbime në Shirgjan të Elbasanit, një zonë e njohur për prodhime bujqësore cilësore, të cilat kryesisht shkojnë për eksport.

Top Channel