Një 33-vjeçar me inicialet A.D është arrestuar nga forcat e policisë së Durrësit, pasi prej afro 1 viti ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel