“Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze dhe më e famshme e luleve në botë, po tërheq me mijëra vizitorë çdo ditë, që nga hapja e saj të martën, me një vizitë të vet Mbretëreshës Elizabeth II.

Një traditë e nisur që në vitin 1913, me një pushim të shkurtër vetëm gjatë dy Luftërave Botërore, spektakli i Chelseat vazhdon të jetë shumë tërheqës dhe magjepsës.

Këtë vit, kopshtet i bëjnë homazh fshatit në Yorkshire. Në këtë hapësirë të gjelbër ka një pyll të vogël të sjellë nga Princesha Kate Middleton, që siç thotë ajo është frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, është një vend për të qëndruar larg botës, për të luajtur, mësuar e zbuluar, si dhe për të krijuar kujtime të posaçme familjare.

Vetëm të shtunën e kaluar, 150 mijë vetë e vizituan ekspozitën. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë dhe numrat nuk do të jenë aspak zhgënjyes.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel