Wake Up/ Sirio nga Berati, fotografi zyrtar i Formula 1 në Montreal

21/05/2019 12:35

Sirio është një artist vizual, me origjinë nga Berati, i cili jeton prej vitesh në Kanada ku edhe është i angazhuar me disa projekte në fushën e fotografisë dhe videografisë.

Ai studion për filozofi dhe politikë në Universitetin e Montrealit. Më herët ka studiuar në Angli dhe ka hapur ekspozitën e parë Approaching Chaos (Afroju kaosit) me 13 vepra arti, shumica dixhitale.

Punimet e tij dixhitale kanë qenë pjesë e dy galerive (Kanada): “Ambigu” dhe “Montreal Art Center”. Po ashtu momentalisht është edhe editor dhe fotograf i “Goss Magazine”, një revistë vendase e Montreal. Disa nga fotografitë e tij janë publikuar në portalin online të “Vogue”.

Në muajin qershor, Sirio do të jetë zyrtarisht fotografi i Formula1 në Montreal. Në një lidhje skype nga Montreali, Sirio na tregoi për suksesin e tij si artist vizual.

Top Channel