Mbi 2/3 e pronave të regjistruara në Shqipëri rezultojnë me probleme. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame se tha se 2,5 milionë prona janë për t’u rimatur.

Ndërkohë rreth 600 mijë prona të tjera janë të paregjistruar pjesa dërrmuese pasuri shtetërore dhe gati i gjithë bregdeti i jugut.

Situata me pronat nën Shqipëri është mjaft komplekse dhe problematike për gati 29 vite ku qytetarët nuk po gjejnë zgjidhje të qëndrueshme.

Paralelisht po zhvillohen disa procese për hipotekimin e pasurive të paluajtshme, regjistrimi i tokave të kthyera nga Komisionet e Kthimit të Pronave, ato të dhëna me ligjin 7501, dhe procesi i legalizimit.

Top Channel