20 Maji në Shqipëri njihet si ” Dita Kombëtare e Jetimëve” . Fatkeqësisht në vendin tonë numërohen rreth 31 mijë jetimë ( fëmijë e të rinj), por ndoshta kjo shifër është edhe më e lartë duke marrë parasysh edhe kontigjentin e jetimëve të komunitetit romë, të cilën në një pjesë të konsiderueshme nuk regjistrohen në institucionet shtetërore.

Gjithmonë kjo ditë ka shërbyer si një apel dhe reflektim për institucionet përgjegjëse që ofrojnë shërbime ndaj jetimëve shqiptarë , por edhe si një sensibilizim ndaj shoqërisë që mos ti shohë këta fëmijë e të rinj si viktima apo duke i diskriminuar.

Edhe pse  vitet kalojnë  dhe apeli ka qenë i vazhdueshëm  nga institucionet që mbrojnë të drejtat e  jetimëve problemet vazhdojnë të jenë mes tyre duke iu bërë edhe më të vështirë jetesën. Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematikja dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë  pas moshës 16 vjeç kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur.

Top Channel