Çifti diplomatik dhe intelektual Quaroni jetoi në Shqipërinë e çerekut të parë të shekullit të XX, gjatë misionit të tyre në ambasadën Italiane në Shqipëri. Përveç temave të mëdha ata kishin interes në hulumtimin e jetës së përditshme të shtëpive, rrugëve dhe figurës njerëzore. Prandaj ata krijuan një arkiv të pasur me 780 fotografi.

Të pabotuara më parë, 86 fotografi, që i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe ekspozohen në COD.

“Duke parë fotografitë e albumit, shumica prej tyre ishin shumë të vogla, disa miq shqiptarë më lanë të kuptoj që ky material ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse ka humbur shumë nga memoria sidomos fotografike. Nga këtu lindi idea për të bërë këtë ekspozitë dhe ky është rezultat”, tha Cristina Quaroni, mbesë e çiftit Quaroni.

Duke patur parasysh rëndësinë e këtij arkivi Familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.

“Ishte i gjithë procesi i modernizimit i një vendi që duhet të kish qenë veçanërisht interesant për t’u ndjekur nga një vit diplomatësh që ishin gjithmonë shumë të interesuar si në politikë, edhe në kulturë, apo historinë e çdo vendi ku kanë jetuar”, shtoi gjithashtu Cristina.

Në foto gjej më momente të interpretimit të historisë shqiptare mes dy luftërave, interpretime të reja nga pikëpamja historike dhe politike apo një mbretëri në ngjizje e sipër. Parë pas një shekulli ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik dhe social.

Top Channel