Prej më shumë se dy javësh, një nismë për ndryshimin e sistemit zgjedhor ka nisur në Shqipëri. Këtë të dielë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, komuniteti “Shqiptarët- Zëri i Arsyes”, ka nisur mbledhjen e firmave.

Ira Kurti, iniciatore e kësaj nisme, thotë se ndryshimi duhet të nisë me lista zgjedhore të hapura: “Ka shumë shkelje të Kushtetutës, duhet të ndryshojnë listat, nga të mbyllura duhet të jenë të hapura”.

Gjithashtu, ajo vë në dukje edhe mospjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor: “Kushtetuta thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe gjithëpërfshirëse, në të vërtetë nuk janë gjithëpërfshirëse sepse 70% e popullsisë është në diasporë, por interesat i kanë këtu”.

Por, vetë qytetarët, përse e mbështesin këtë iniciativë?

“Dua të votoj për njeriun, jo për partinë”, thonë qytetarët.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 150 firma, të cilat do t’i bashkohen atyre të peticionit të Nisma Thurje.

Top Channel