Sezoni 2018/2019 do të hyjë në historinë në futbollin evropian pasi për herë të parë në të 5 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit triumfuan titullin e fituan të njëjtat skuadra që kishin triumfuar në sezonin paraardhës.

Në Spanjë, Gjermani, Francë, Itali dhe Angli u rikonfirmuan si kampionë, Barcelona, Bayern, Paris Saint Germaini, Juventusi dhe Manchester City.

Barcelona e fitoi titullin në Spanjë 4 javë përpara fundit. Skuadra e Valverdes ishte dominuese e La Ligas dhe e fitoi me shumë autoritet këtë titull që ishte i 4 në 5 vitet e fundit dhe i 26 në historinë e kësaj skuadre.

Në Itali, Juventusi e siguroi titullin në 20 prill në sfidën me Fiorentinën. Për Zonjën e Vjetër ky ishte titulli i 8 radhazi në Serinë A dhe i 35 në historinë e tij

Manchester City u desh të priste javën e fundit për t’u shpallur kampion për të dytin vit radhazi me Guardiolën në stol dhe të 6 herë në historinë e tij.

Meritë për këtë ka edhe Liverpooli që dueloi fort me skuadrën e Citizens, por pa mundur dot ta mposhtë në fund. Paris Saint Germain e fitoi titullin e dytë radhazi kampion në 21 prill pasi kishte siguruar një avantazh të thellë ndauj skuadrës së Lille në vendin e dytë. për skuadrën pariziene ai i këtij sezoni ishte titulli i 8 kampion në Ligue 1 në historinë e tij.

Këtyre skuadrave i bashkohet Bayerni i Mynihut i cili ashtu sikurse edhe Manchester City i mbylli llogaritë e titullit në Bundesligë në javën e fundit pas fitores 5-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. për bavarezët ky i sezonit 2018/2019 ishte titulli i 7 radhazi dhe i 28 në historinë e tij

Top Channel