Historia e dashurisë së reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli jo vetëm që është me e komentuara në rrjetet sociale, por dhe ndër më të bukurat.

Para se të njihte Arbenitën, Fero deklaroi në “E Diell” se kishte pasur një “problem”, por që u sheshua me kalimin e kohës.

“Unë gjithmonë e kam dashur veten shumë, por Arbenita më ka bërë konkurencë të sinqertë kështuqë tani e dua atë më shumë”, rrëfeu reperi.

Thuhet se kur ka dashuri, ka dhe xhelozi, por si qëndron kjo balancë mes Feros dhe modeles?

“Ndonjëherë ndodh që ajo është më xheloze, më fiton mua, ndonjëherë e fitoj unë atë, pra që jam më xheloz, por në fund të fundit, nëse e shikojmë mirë njëri-tjetrin, s`kemi pse bëhemi xhelozë”, pohoi Fero.

Disa ditë më parë çifti “provokoi” përdoruesit e rrjeteve sociale me një postim që ishin ndarë, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e cila nxorri në pah sipas Arbenitës, të gjithë urrejtjen e njerëzve.

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur për të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkroi Arbenita në postimin e saj në “Instastory”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel