“Farsa e Kurorës”/ Komedia në teatrin e Gjirokastër

19/05/2019 12:24

Komedia “Farsa e Kurorës” një komedi shqiptare që trajton problemet në çift, por edhe jetën e kushtëzuar nga intrigat, mashtrimet dhe ambicia është ngjitur në skenën e teatrit të Gjirokastrës pas një debutimi në disa skena shqiptare.

Një zyrtar i moshuar, Dino, martohet me një studente Kamilën që njëkohësisht është e lidhur me Xhulianon, garderobierin e varfër. Për regjisorin Ledian Gjeci kjo është një komedi që në thelb është frymëzuar nga problemet aktuale te shoqërisë.

Sipas aktorëve shembujt nga jeta reale nuk janë vështirë të gjenden. Ata nuk shërbejnë thjesht për të hyre më mirë në rol, por edhe për të dhënë mesazhe që e kurojnë shoqërinë.

Komedia që erdhi në bashkëpunim me teatrin e Gjirokastrës pati skenografi lokale dhe ishte mes shfaqjeve më cilësore të këtij fillim sezoni.

Top Channel