“SHBA-BE, listë e zezë për zgjedhjet”; Paralajmërimi i Ramës: Kush prek procesin do t’i ndalohet hyrja përjetë

18/05/2019 15:13

“Nëse jo gjithkush e dit që Kodi Penal është shumë i ashpër në këtë aspekt, e jo që nuk ia vlen për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në duart e drejtësisë, por që mund të të fusë edhe në listën e zezë të dënuar për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet përgjithnjë e drejta e hyrjes në BE dhe SHBA. Nuk dua kurrë unë, që një shqiptar i vetëm, i zakonshëm, t’ia shohë këtë qeder për një jetë të tërë një budallallëku. E të mbetet tërë jetën pa hyrë dot në BE dhe SHBA, pasi shkoi pas një udhëheqje që kërkon ta bëjë Shqipërinë shesh, për të bërë një përshesh të neveritshëm”, tha Ky ishte mesazhi i fortë artikuluar nga Edi Rama për opozitën që thotë se në 30 qershor nuk do të lejojë që të ketë zgjedhje.

Ndërkohë për 61 kandidatët socialistë që i kishte përballë, kryeministri u kërkoi të sillen me qetësi dhe durim të fortë paçka se përballë nuk kanë rivalët e opozitës.

“Natyrshëm do të shfrytëzojmë të gjitha energjitë tona kudo ku do të kemi përballë të opozitës të regjistruar në zgjedhje, apo kandidatë të pavarur. Edhe në ato bashki objektivi ynë nuk do të jetë thjesht ta fitojmë, por të realizojmë numrin më të madh të takimeve njerëzore, brenda kufirit të një bashkie”, tha Rama.

Fajin për sjelljet ekstreme të opozitës Edi Rama ia faturoi Sali Berishës.

“Janë boll, 30 vite që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjti individ që urrejtjen klasore me të cilën u farkëtuar në kullën e Partisë së Punës, e eksportoi në Partinë Demokratiek dhe e mbolli në çdo parcelë politike të Shqipërisë në formën e e një urrjejtje të verbër. 30 qershori duhet t’i vendosë përfundimisht kufirin çdo politikani dhe grupi politik që në emër të popullit mund të flasë, e të protestojë paqësisht sa të dojë. Por popullin as nuk mund ta zëvendësojë, as ta imponojë, e as nuk mund ta marrrë kurrë peng me kapsolla me bomba, e bllokime rrugësh”, tha Rama.

E ndërsa theksoi se nuk ka asnjë mundësi për shtyrje zgjedhjesh dhe kush i afrohet qendra të votimeve do të djegë veten, Edi Rama edhe njëherë tjetër i thotë Lulzim Bashës se dera e tij për dialog është e hapur.

“Ajo marrëveshje nuk funksionoi, e asnjë marrëveshje si ajo nuk funksionon. Sepse PD ka ndërruar qime, por jo zakon. Kuptohet, zakoni është Saliu që nuk ndërron dot as qime. Ndërsa Lulzimi është vetëm qimja që zbëhet dot zakon. Jam i gatshëm të ulem me Lulzim Bashën dhe të ofroj çdo gjë që ka në dorë shumica qeverisëse. Kushte s’kam, por Kushtetutën e kemi njësoj. Si të tillë na takon ta respektojmë. Ne me të drejtën për t’u zgjedhur më 30 qershor, Lulzimi me lirinë për të mos hyrë në zgjedhje”, tha Rama.

Edi Rama u kujdes t’i dërgonte edhe një mesazh të prerë zërave brenda PS që nuk e pëlqejnë qasjen e kryeministrit për situatën.

“Kush pret akoma të rilindë në PS mikrobi i urryer i ndasive që sollën në pushtet, kë në pushtet nuk vinte dot vetë, duhet të përgatitet për një pritje të gjatë, të lodhshme dhe pa rezultat”, tha Rama.

Top Channel