Kryeministri, njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur kandidatët për kryetarë bashkie, si edhe kandidatët e për anëtarë të këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama teksa theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, nënvizoi se oferta nuk është e plotë pasi opozita ka zgjedhur të mos garojë, duke zgjedhur sipas tij një disfatë me qeder për Shqipërinë.

“31 maji është çelja e fushatës, rrugëtimi drejt 30 qershorit. Oferta nuk është e plotë Në vend të një humbje me nder në këtë garë zgjedhore ku me siguri mu d t’i fitonin disa bashki, zgjodhën rrugën e një disfate me qeder për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë. Nuk garuan nga frika e përballjes me ne”, tha ai.

Por më tej kryeministri Rama shprehet se pavarësisht se në shumë Bashki do të ketë vetëm një kandidat, kjo nuk do e frenojë fushatën.

“Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se 1 kandidat, por sidoqoftë do të ketë fushatë, madje intensive për nga numri i kontakteve me njerëzit. Edhe në bashkitë ku ka kandidatë nga parti të tjera, dhe të pavarur, objektivi nuk është thjesht të fitojmë bashkinë, por të realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore”, tha Rama.

Top Channel