Pak ditë më parë Antoinne Griezmann u dha lamtumirën fansave të Atleticos së Madridit nëpërmjet një video-mesazhi ku njoftonte se do të largohej këtë verë nga “Wanda Metropolitana”, në kërkim të një tjetër aventure.

Kaq mjaftoi që mediat spanjolle, por edhe ato franceze të bëjnë thuajse të sigurt kalimin e kampionit të botës te Barcelona, pranë të cilës ishte edhe verën e kaluar, por në fund zgjidhi të mbetet në Madrid.

Megjithatë përtej dëshirës së drejtuesve të klubit katalan, futbollistët “blaugrana” duke filluar që nga Lionel Messi, nuk janë aspak në favor të një transferimi të tillë, duke mos aprovuar blerjen e francezit.

Mediat katalane raportojnë se tashmë drejtuesit do të duhet të bëjnë llogaritë me një çështje që nuk e kishin menduar, pasi francezi nuk shikohet me sy të mirë në dhomat e zhveshjes dhe mund të prishë harmoninë në ekip.

Top Channel