Historia e tij “thyen” internetin/ 27- vjeçari Indian martohet, por pa nuse

17/05/2019 12:04

Dëshira e vetme e Ajay Barot një 27 vjeçar me aftësi të kufizuara ishte që të kishte një martesë madhështore, ashtu si kushëriri i tij. Familja vendosi të përmbushë ëndrrën e djalit të tyre duke i realizuar një dasmë luksoze, por me një ndryshim…dasma ishte pa nuse.

Megjithatë prindërit bënë gjithçka që djali i tyre të ndjehej i lumtur atë ditë dhe kryen të gjitha ritualet dhe traditat e Gujaratit, një provincë në Indi. Ata organizuan një festë të madhe ku sipas traditës djali i jep lamtumirën beqarisë me rreth 800 të ftuar e më pas ceremoninë e martësës ku morën pjesë 200 të ftuar.

Babai i Ajay, Vishnu Barot u shpreh se: “Djali im u diagnostikua me aftësi të kufizuara të të mësuarit dhe humbi nënën e tij në moshë të vogël. Ai filloi të pyeste për martesën e personave të tjerë dhe përse vetë nuk po martohej. Ne nuk ishim në gjendje t’i përgjigjeshim pyetjes së tij, kështu që vendosëm të organizojmë një dasmë, që ëndrra e tij të plotësohet. Jam shumë i lumtur që ia përmbusha ëndrrën djalit tim pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit”.

Xhaxhai i Ajay, Kamlesh Barot tregon se nipi i tij është shumë i dhënë pas muzikës dhe vallëzimi sjell një buzëqeshje në fytyrë. Ai nuk mungon kurrë në dasma dhe kur unë martova djalin ai u gëzua shumë. Ndërsa motra e vogël e 27-vjeçarit tha: “Vëllai im ishte me fat që familja ja plotësoi dëshirën. Ne të gjithë jemi të lumtur për të. Me anë të kësaj dasme nuk kemi dashur të lëndojmë askënd emocionalisht, por vetëm ta shohim atë të gëzuar, pasi ai është shumë i dashur për ne”. Kjo histori ka prekur ndjenjat e të gjithëve dhe u shpërnda masivisht në rrjetet sociale si një dëshmi që prindëri arrin të bëjë gjithçka për lumturinë e fëmijëve.

 

Top Channel