Fotografia e publikuar gjatë së enjtes nga deputetja Flora Brovina, ku shiheshin 3 persona me veshje ushtarake duke mbajtur një grua dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me të, dyshohet të mos ketë të bëjë me luftën në Kosovë.

Deputetja Brovina, pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares, ka pranuar se fotoja e dorëzuar si dëshmi e krimeve serbe mund të jetë e falsifikuar. Ajo ka treguar se, meqë e posedonte atë që nga viti 2003 nuk ka provuar ta verifikojë.

  Kosovë, denoncohet në Kuvend përdhunimi nga serbët

“Kurrë s’kam menduar që dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj me guxim i kam përdorur, pasi shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pas situata të ngjashme. Prandaj s’kam besuar që ky dokument nuk do të jetë i saktë, por saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, ka thënë Flora Brovina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga PDK.

Po të njëjtën fotografi, Brovina e kishte përdorur si dëshmi edhe gjatë një debati të organizuar në vitin 2012, pikërisht për gratë e dhunuara gjatë luftës.

  Publikohet fotoja e tmerrshme/ Ja si ushtarët serbë përdhunonin gratë kosovare

Brovina ka thënë se nuk i kujtohet emri i aktivistit që e kishte dorëzuar fotografinë, ndërsa thotë ta ketë marrë nga ish-nënkryetarja e Komisionit për personat e zhdukur.

“Personi që ma ka dhënë ka qenë aktivist i Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Emrin nuk ia di, e kam harruar. Ndërsa bashkëpunimi im ka qenë me nënkryetaren e Komisioni për personat e zhdukur, Mevlyde Saraqi, e cila më ka dhanë zarfin dhe më ka thënë se gruaja është 35-vjeçare. Personi, kur kam folur në telefon dhe e kam pyetur nëse mundem ta përdor foton, më ka thënë po, sepse e kishte verifikuar”, ka shtuar më tej deputetja Brovina.

Për këtë deklarim, Saraqi ka thënë se do ta padisë për shpifje Brovinën. Prokurorja e rastit, Drita Hajdari ka treguar se janë ende në fazën e hetimeve.

  “Ushtarët serb përdhunonin gratë kosovare”/ Veseli dërgon foton për inspektim

Publikimi i saj u bë kur Brovina shkoi gjatë seancës plenare në vendin e rezervuar për gazetarët, e tha se kjo tregon që vendi ka dëshmi të mjaftueshme për krimet serbe. Kjo ngjalli reagimet e organizatave që merren me trajtimin e grave të përdhunuara, të cilat kundërshtuan publikimin e një dëshmie potenciale.

Top Channel