E mbajtur fortë tek duart dhe këmbët nga dy ushtar gjersa i treti kryente aktin e përdhunimit.

Derisa me pushkë mbi kokë tre familjarë ende të gjallë qëndronin para saj, të detyruar të shohin tmerrin me sy.

Kjo është vetëm një nga dëshmitë e njërës nga 20 mijë grave që besohet të jenë dhunuar nga ushtarët e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë, e cila u soll nga deputetja Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka treguar se fotografia është gjetur në aparatin fotografik të ushtarit serb. Brovina ka thënë se gruaja në fjalë ishte rreth 35 vjeçare dhe ende nuk e ka raportuar dhunimin.

Për këtë dhe rastet e tjera të krimeve të luftës, Kuvendi i Kosovës gjatë ditë pritet të shqyrtojë Propozim- Rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit nga ish- regjimi i shtetit serb në Kosovë, Formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjykimin e këtyre krimeve, vendimin për ndërtimin e Muzeut të dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit

Megjithëse që nga ora 10 familjarët e të pagjeturve ishin ftuar për dëgjim në kuvend, deputetët vendosën që këto pika të shqyrtohen në ora 14.
Familjarët e të pagjeturve patën deklaruar se presin që këtë herë të vihet drejtësia.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel