Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojnë anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi thotë se qeveria ka nisur që tani manipulimin e zgjedhjeve me regjistrimin e paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.

Përballë kësaj situate, thekson Bardhi, PD dhe LSI “mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime”.

Reagimi i plotë i Bardhit

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.

Top Channel