Ai është jahti për të cilin sot po flasin të gjithë. Koncepti 400 milionë dollarësh i dizajnerit norvegjez Kurt Strand ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për luksin e shfrenuar, por edhe risitë që sjell.

“California” do të jetë i pajisur me një makineri që krijon dallgë artificiale brenda pishinës së ndodhur në bordin e tij, ka ujëvarën e vet dhe një sistem shkripëzimi që e kthen ujin e detit në ujë të pijshëm.

Superjahti 135 metra i gjatë e çon praktikisht luksin në nivele të reja. Në të gjendet edhe një bar, një klub nate, një dhomë për lojëra elektronike, palestër me banjo turke brenda, një qendër masazhi e një “Spa”.

Por nuk mbaron me kaq, sepse pronarit i duhet edhe një kinema personale me 24 vende e një “showroom” për makina klasike.

Megajahti 8.000 tonësh është llogaritur të ketë një shpejtësi maksimale prej 20 nyjesh detare. Fuqinë ia shton një bateri 60-tonëshe litiumi, e aftë për dy milionë vat elektricitet.

Strand thotë se, ndërtuesit më të mëdhenj të megajahteve kanë shfaqur tashmë interes për këtë projekt dhe janë të gatshëm ta vënë në jetë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel