Tiranë, përfshihet nga flakët gjatë natës një automjet

15/05/2019 16:15
Foto arkiv

Një makinë ka marrë flakë gjatë mesnatës , teksa ishte e parkuar në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet.

Policia e kryeqytetit bën me dije se makina tip Citroen me targë TR 9837 S, në pronësi të Laureta Binajt, si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

“Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Njoftimi i policisë
Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Top Channel