Studio arkitekturore nga e gjithë bota po postojnë vazhdimisht projekte për se si mund të rindërtohet Notre Dame.

Studiot janë nga më të ndryshmet e më seriozet, por procesi i përzgjedhjes nuk ka nisur ende, pasi nuk është përfunduar vlerësimi që do të përcaktojë se sa dëme janë bërë në strukturën bazë, e se si mund të rindërtohet objekti.

Katedralja e Notre Dame ka qenë për 800 vite kryeqendra e Parisit. Ajo u përfshi nga flakët, një muaj më parë, të cilat shkatërruan gjithë pjesën e çatisë.

FOTO GALERI
2/12
Vizum Atelier, të lidhësh qiellin me tokën. Arkitekti slloven kërkon që kisha gotike të arrijë qiellin me rindërtimin e ri, me një projekt të ngjashëm me direkun e anijeve. Spiralja do të ndërtohet me lartësinë më të madhe të mundshme, dhe më pas do të vazhdojë me një fashë drite.

Top Channel