Koha është një ilaç dhe kjo është provuar edhe në Barcelonë, ku mundësia për nënshkrimin me Antoine Griezmann është rikthyer sërish në tavolinë.

Poshtërimi i katalanasve në Anfield ishte një faktor kyç, në ndryshimin e vendimit të tyre dhe nënshkrimi i francezit është diçka që është konsideruar serioze në Camp Nou, pavarësisht refuzimit të tij publik verën e kaluar, një vendim që për drejtuesit e Barcelonës në atë kohë ishte fyes.

Por gjerat tashmë kanë ndryshuar, Barca është në kërkim të një sulmuesi me cilësitë e francezit, teksa vetë Griezmann ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid këtë verë.

Top Channel