Kontrata e 26-vjeçarit, Paul Pogba, kushton mbi 150 milionë paund, një shumë që do të trembte çdo klub. Por ky nuk është rasti i Real Madrid, që shpesh herë ka treguar se paratë nuk janë një problem. Mediat angleze raportojnë se “galaktikët” kanë filluar kontaktet e në verë pritet të ndodhë edh transferimi.

Real Madrid ka bërë një lëvizje për Paul Pogba, e tashmë ndërmjetësit po diskutojnë një marrëveshje të mundshme për yllin e Manchester United.

26-vjeçari në mënyrë aktive dëshiron të largohet për Bernabeu këtë merkato, dhe është një nga objektivat kryesorë të verës për trajnerin e madrilenëve, Zinedine Zidane.

Preferenca e United ka qenë gjithmonë për të mbajtur Pogba, por një numër i madh faktorësh, po i bëjnë që të ndryshojnë mendje.

Top Channel