Komisioni hetimor parlamentar i kuvendit të Kosovës, i ngritur për të hedhur dritë mbi dëbimin e gjashtë shtetasve turq, bëri përgjegjës presidentin e vendit Hashim Thaçi për këtë episod.

Komisioni ka miratuar raportin që dëshmon sipas tij se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ky raport do të shkojë në seancë plenare për diskutim dhe miratim, e pas kësaj, edhe në Prokurori. Per kryetarin e komisionit, Xhelal Sveçla, është e qartë se urdhri i episodit të bujshëm, është dhënë nga presidenti i vendit.

Deputetët e komisionit vlerësojnë se prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje kreun e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve, AKI dhe Policisë së Kosovës, me arsyetimin se kanë qëndruar ata pas skenarit të dëbimit te dëbimit të shtetasve turq.

Selmanaj shtoi se raporti do të ishte më i plotë nëse do t’i shtoheshin edhe detaje nga dëshmia e presidentit, ndërsa këmbënguli se personat përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë.

Komisioni i cili nisi nga puna korrikun e vitit të kaluar, për të verifikuar se çfarë ndodhi me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka evidentuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe largimit te tyre.

Shkeljet më të mëdha, sipas drejtuesve te tij, ishin bërë nga dy agjencitë kryesore të sigurisë në Kosovë, përkatësisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës.

Top Channel