Kontinenti europian është më i lakmuari nga futbollistët e vendeve të Amerikës Latine, si Brazili apo Argjentina, për vet nivelin e lartë që ka ky sport.

Observatori i Futbollit “CIES” ka bërë një studim për këtë fenomen, duke u bazuar te kampionatet profesioniste në kontinentin e vjetër, nga ku rezulton se Premier League është vendi që ka importuar më shumë futbollistë të huaj.

Në fakt, në kampionatin anglez që sapo e mbylli sezonin militojnë 728 lojtarë jo angleze, 139 nga të cilët janë me kombësi nga vendet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar: uellsianë, skocezë ose irlandezo-veriorë.

Menjëherë pas Premier League në këtë aspekt pozicionohet Serie A, me 636 futbollistë të huaj në radhët e saj.

Për sa u përket vendeve eksportuese të lojtarëve, në krye qëndron Brazili me 1.330 futbollistë që kanë kaluar në kontinentin europian, ndërkohë që surprizën e bën Franca me 867 lojtarë të eksportuar në drejtim të kampionateve të tjera europiane, duke lënë në vendin e tretë Argjentinën me 820 lojtarë të transferuar në klubet europiane.

Top Channel