Pas Francesco Tottit, një tjetër simbol i Romës vendos të largohet nga verdhekuqtë. Bëhet fjalë për Daniele De Rossin, i cili është rritur te skuadra romane, që do ta lërë në fund të sezonit. Por, ndryshe nga Totti, De Rossi nuk ka ndërmend të lërë ende futbollin e luajtur.

Vet klubi i Romës konfirmoi gjithçka në një komunikatë të gjatë për shtyp, në faqen zyrtare të internetit, ku theksoi se karriera e De Rossit me fanellën verdhekuqe mbyllet pas përfundimit të kampionatit.

Daniele De Rossi, gjatë karrierës së tij 18-vjeçare te skuadra e Romës ka zhvilluar 615 ndeshje, duke shënuar 63 gola, dhe është futbollisti i dytë me më shumë ndeshje me Romën në historinë e kësaj skuadre, pas Francesco Tottit.

Ndeshja e fundit e De Rossit me fanellën e Romës do të jetë ajo e datës 26 maj ndaj Parmës. Në fakt, askush nuk e priste vendimin e De Rossit për t’u larguar nga Roma, një vendim që duket se u mor pasi klubi nuk pranoi të rinovojë kontratën me të.

Top Channel