Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”

12/05/2019 13:06

Krahas punës për realizimin e projekteve të mëdha, Bashkia e Tiranë po i kushton një rëndësi të veçantë edhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të duhura pranë pallateve në lagjet e kryeqytetit.

Kështu, ndërmarrjet bashkiake kanë nisur punën në terren për rehabilitimin e lagjes së banimit përreth pallatit Nr. 74 në rrugën “Ali Demi” në Njësinë Administrative N.r1.

Punimet do të përfshijnë rikonstruksionin e rrugicave e trotuareve të rrugëve që përshkojnë këtë zonë, si dhe rehabilitimin e hapësirave mes lagjes për të krijuar jo vetëm një përmirësim estetik të zonës por edhe për të rritur mundësinë e shfrytëzimit të këtyre hapësirave nga banorët.

Siç shihet edhe nga fotot puna ka vijuar me krijimin fillimisht të trotuareve aty ku ato nuk ekzistojnë dhe më pas për të krijuar hapësirat e nevojshme të përbashkëta për banorët.

Top Channel