Ajo është 45 vjeç, por nuk humbet rast pa treguar klasin e saj sa i përket përzgjedhjes së veshjeve.

Këtë të premte, Victoria Beckham është parë teksa dilte nga hoteli “The Mark” në Nju Jork, me një pallë pantallona të bardha dhe me kuadrate, e një bluze bojëqielli mbi një këmishë të kuqe, prej së cilës dukeshin vetëm jaka dhe fundet e krahëve.

Dizenjuesja e modës nuk para shihet të dalë në këmbë, por këtë herë, ish-ylli i grupit “Spice Girls” ndoshta është detyruar të lëvizë pa shoqërinë e bashkëshortit të saj, ish-futbollistit David Beckham, edhe ky një ikonë e modës, pikërisht sepse një ditë më parë iu hoq leja e drejtimit të mjetit.

44-vjeçari u kap nga kamerat teksa drejtonte një automjet “vetëm” 100 mijë paund të markës “Bentley”, me celularin në duar. E pavarësisht se është justifikuar se patenta i duhej për punët e tij, ajo i është pezulluar për 6 muaj, ndërsa Beckham është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 750 paund.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel