Fshati Bathës i Elbasanit jeton kryesisht me kultivimin e qershisë. Në këtë fshat ka rreth 60 hektarë tokë të mbjella me qershi. Sidomos qershia e hershme, ajo që piqet në këtë kohë e ka tregun të siguruar dhe një çmim të kënaqshëm. Po moti i keq dëmtoi qershitë.

Aktualisht një kg qershi sot në tregun e kryeqytetit kushton 500-600 lekë ndërsa nga dora e parë qershia shitet 200-300 lekë.

I gjithë tregu i kësaj zone është i përqëndruar në kryeqytet ku edhe çmimi është më i lartë, por moti i keq dhe shirat e vazhdueshme të këtij viti, jo vetëm kanë dëmtuar qershinë e hershme, kanë prishur cilësinë e saj dhe si rrjedhim është ulur edhe çmimi, por ka ndikuar edhe në dëmtimin e prodhimin e mëvonshëm.

Top Channel