Ndonëse analiza e gjakut që tregon që tregon se nëna është mbartëse e talasemisë është në protokollin e nënave shtatzënë apo atyre që duan të sjellin në jetë një fëmijë sërish në vitin 2019 kemi lindje fëmijësh me këtë problem shëndetësor.

Kjo për faktin se edhe prindërit nuk janë të ndërgjegjësuar siç duhet për ta bërë këtë analizë, por nga ana tjetër edhe institucionet shëndetësore apo mjekët gjinekologë neper rrethe nuk janë strikt për të kërkuar këtë analizë.

Numërohen rreth 600 pacientë me talasemi ne vendin tone jeta e të cilëve është e varur nga transfuzioni i gjakut të paktën dy herë në muaj. Ermela Tanim, është rritur edhe pse me vështirësi është arsimuar, por nuk gjen punë. Ligji për aftësinë e kufizuar nuk zbatohet as në administratën shtetërore.

“Kam mbaruar studimet, po kërkoj për punë. Privati nuk të merr në punë, sepse ne duhet që të shkëputemi dy herë në muaj, plus edhe lodhja e shpeshtë. Ndërsa në shtet duhet eksperienca e punës, nuk të marrin as parasysh se kujt kategorie je”, shprehet ajo.

Por si Ermela janë disa, ligji për aftësinë e kufizuar detyron institucionet publike dhe ato jo publike që 1 në 75 të punësuar ta kenë një person me aftësi të kufizuar. Po ky ligj nuk zbatohet.

Në ditën ndërkombëtare të talasemisë bëhet thirrje për gjak, pasi ka mungesa të theksuara aq më tepër që tani po afron stina e verës. Por nga ana tjetër kërkohet edhe punë për persona të kësaj kategorie.

Top Channel