Koncert në 86-vjetorin e Pagarushës/ Këngëtarja emocionohet nga kolegët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

08/05/2019 12:23

Këngëtarë nga mbarë trevat shqiptare u bashkuan në një koncert për nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha, në datëlindjen e 86-të.

Ata sollën në skenë tingujt nga këngët më të njohura të repertorit të Pagarushës.

Koncerti nisi me Shpresa Gashin, miken e së madhes pagarusha. për të vazhduar me Rona Nishliun, Bujar Qamilin, Shkurte Fejzën e shumë artistë të tjerë.

Një këngë kushtuar Pagarushës e sollën artistët Selami Kolonja, një kompozim i Pranvera Padivukut, si dhe Shyhrete Behluli me Learta Jakupin “Për ty Nexhmije”.

Këngëtarja e madhe nuk i përmbajti dot lotët, ndërsa falenderonte kolegët.

Koncerti për 86 vjetorin e Nexhmije Pagarushes u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Top Channel