Pallati Buckingham ka lajmëruar ditën e sotme se është sjellë në jetë djali i princit Harry dhe Dukeshës Meghan. Gjinia e fëmijës ishte një surprizë për çiftin mbretëror pasi kishin vendosur ta bënin të ditur në lindje.

Dukesha Meghan në orët e para të mëngjesit të sotshëm solli në jetë pjesëtarin më të ri të familjes mbretërore, djaloshin e saj i cili peshonte plot 3.26 kg.

Në një deklaratë princi Harry  tha se: “Jam shumë i emocionuar të lajmëroj se unë dhe Meghan jemi tashmë prindër të një djali, i cili është në një gjendje tepër të mirë shëndetësore. Jam tepër krenar për bashkëshorten time.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel