Ky është një kremtim i përvitshëm, si një mundësi për të pranuar trupin tonë, sado të shëndoshë apo të dobët të jemi.

Kjo ditë i kushtohet gjithashtu edhe promovimit të një stili të shëndetshëm jetese, duke përjashtuar dietat e rrezikshme. Sipas Institutit Amerikan të Mjekësisë, ata që përfundojnë programe dobësimi, humbin deri në 10 për qind të peshës së tyre trupore, por rifitojnë dy të tretat e peshës së tyre brenda 5 viteve pasardhës.

Për herë të parë kjo ditë u shënua në 1992 në Britaninë e Madhe, për t’u përhapur më pas në shumë vende të botës. Që prej vitit 1998, Organizata Ndërkombëtare e Pranimit të Peshës Trupore, e mbështet këtë ditë me organizime të ndryshme në mbarë botën.

Si ta festoni këtë festë? Dilni përpara pasqyrës dhe komplimentoni trupin tuaj, mos mbani dieta drastike por thjesht krijoni një rutinë të balancuar, ku të dominojnë ushqimet e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Merrni miqtë tuaj në telefon dhe drekoni sot në ndonjë “fast food”. Nuk jeni të vetmit që i urreni dietat, ndiqni galerinë për të parë se si personazhet tuaja të preferuar bëjnë të njëjtën gjë!

Top Channel