…Ne Kuran thuhet se më e rëndësishme është familja, familja, familja…
Osmani është 80 vjeç. Në familjen me 7 anëtarë po agjërojnë të gjithë.

Ramazani cilësohet si muaji më i begatë për besimtarët myslimane.

“E falëm të gjithë sabahun nga unë 80 vjeç tek me i vogli 11 vjeç. Nata e Kadrit sa njëmijë muaj. E çelim me uje, pastaj hurmë ose frut dhe më pas supë e çfarëdolloj gjëje” – tha Osman Hoxha.

Agjërimi bëhet me vullnet të lirë, jo me detyrim. Osmani vetë ka agjëruar që 11 vjeç.

Osmani dhe Minirja kanë një jetë bashkë. 50 vjet martuar, kanë 7 fëmijë.

“50 vjet kemi bashkë dhe njëherë nuk i kam folur ashpër. Punoja në ndërtim në kohën e Enverit. Shokët më ruanin, pasi po të merrej vesh të vinte xhipsi dhe të degdiste” – shton Osmani.

Minirja kur u martua gjeti një familje ku të gjithë agjëronin.

“Punoja në kooperative dhe merrja bukë me vete si gjithë të tjerët që mos ta kuptonte brigadieri. Ndonjëherë vinte dhe më kontrollonte çantën” – tha Minire Hoxha.

Top Channel