Foto ilustruese

Një ditë më parë një aksident në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë një aksident i mori jetën një 65-vjeçareje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialisët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u bë arrestimi i 27-vjeçarit F.H, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel