Top Talk/ Kreu i KLP, Gent Ibrahimi: Brenda 45 ditëve do kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm

03/05/2019 16:11

I ftuar në emisionin Top Talk, kryetari i KLP-së z Gent Ibrahimi tha se brenda 45 ditëve, mund të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndonëse afati i procesit është i shkurtër.

“Persa i përket afateve kohore, 45 ditë është pak. Asnjë Prokuror apo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë nuk ka kaluar përmes procedurës së vettingut për 45 ditë, por ky tashmë është një afat ligjor. Në këto kushtet të gjitha institucionet e shtetit duhet të përshtaten. Momentin që i drejtohemi organove të vettingut, ata duhet të përshtaten se s’bën dhe të zbatojnë afatet në 45 ditë. Patjetër që një nga këto 4 kandidatura do të jetë Prokurori i Përgjithshëm”, u shpreh i bindur kreu i KLP-së.

Më pas zoti Ibrahimi foli edhe për kandidaturën e zotit Çela, i cili ende nuk e ka kaluar procesin e vettingut.

“Olsion Çela do të jetë kandidat vetëm nëse e shpallim ne zyrtarisht. Brenda javës tjetër do shpallim 3 kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm. Fillimisht ata do i nënshtrohet një vlerësimi paraprak. Kandidatët do të zgjidhen në saj të pikëve që do grumbullojnë nga ana e Këshillit. Çdo kriter do vlerësohet me pikë, duke u mbështetur në disa drejtime”, argumentoi Ibrahimi.

Top Channel