Ai është frymëzuar nga një film për fëmijë, por ka magjepsur tani edhe të rriturit. Në premierën e “Pokémon: Detective Pikachu” në Nju Jork, kasti i aktorëve ishte veshur me kostumet e kësaj figure kaq të dashur për vogëlushët.

Personazhi i verdhë elektrizues vjen me zërin e Ryan Reynolds. “Detektivi Pikachu” konsiderohet absolutisht si filmi më i mirë i realizuar ndonjëherë për “Pokémon”-in, që nga personazh vizatimor, tani vjen edhe në “live action”.

Ngjarjet zhvillohen në Ryme City, një metropol ku njerëzit dhe “Pokémon”-ët jetojnë krah për krah, megjithëse nuk mund të kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit.

“Pikachu”, një krijesë e vogël e verdhë, e mbuluar me gëzof, e aftë për të dhënë tronditje të fuqishme elektrike, vihet në rolin e një detektivi me kapelë sportive dhe varësi nga kafeina.

Reynolds duket se e ka pasur shumë përzemër këtë rol dhe i ka veshur personazhit një energji të rrallë komike. Filmi ka brenda edhe misterin, ndërsa e mban zgjuar kërshërinë me peripecitë nëpër të cilat duhet të kalojë “Pokemon”-i i veçantë.

Kritikët thonë se ia vlen çdo qindarkë e dhënë për biletën.

Top Channel