Top Talk/Kadia: Një person që i futet politikës duhet të paguajë nga 100-300 mijë euro

01/05/2019 16:15

I ftuar këtë të mërkurë ka qenë Besart Kadia, një ekonomist dhe politikan i erës së re, ku është folur për disa argumente që lidhen me financimin e partive dhe nevojën për partitë e reja në Shqipëri.

Gazetari Dyrnjaja e pyeti zotin Kadia se sa duhet të paguajë një person për të siguruar mandatin e deputetit. Ai tha se kjo nuk është pjesë e studimit, por shtoi se një personi që do të futet në politikë, duhet të paguajë nga 100-300 mijë euro.

“Blerja e mandatit të deputetit nuk është pjesë e studimit. Në këtë performancë, në këtë sistem, një person që do t’i futet politikës duhet të paguajë nga 100 mijë euro deri në 300 mijë euro që të shpenzohen për fushatën. Fushata nuk kushton 1.8 milionë euro dhe ky është një fakt dhe që vërteton faktin se këto parti kanë nevojë për financim. Kuotat e financimit janë 10 herë më të ulëta se sa kushton në të vërtetë një fushatë”, tha zoti Kadia.

Top Channel