Opozita dhe shoqëria civile në Kosovë vlerësojnë se mos koordinimi dhe ndasitë në qëndrime të presidentit dhe të kryeministrit, kanë bërë që në Samitin e Berlinit të mos përcaktohen çështjet se çka nuk mund të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

Përmes një deklarimi për media, Haradinaj ka pranuar se ka pasur presion për heqjen ose pezullimin e masës mbrojtëse.

Por, sipas partive opozitare në Kosovë, vendimi duhet të qëndrojë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale.

Megjithatë analisti Artan Murati mendon se ky vendim po i shërben viktimizimit të Serbisë në tryeza me ndërkombëtarët.

Një përpjekje tjetër për gjetjen e një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të mbahet pas dy muajsh në Paris të Francë me datë 1 korrik.

Top Channel