Partia Socialiste është duke nënshkruar marrëveshjen me 23 aleatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale, për krijimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ASE, të cilët ndër të tjera mandatojnë Ramën që të zgjerojë këtë koalicion.

Në këtë marrëveshje Partia Socialiste garanton se do të përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral qe kontribuuan politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni e PS kërkon nga aleatët që të garantojnë mbështetjen për Programin politik dhe projektet vendore që ajo premton të realizoje gjatë qeverisjes lokale 2019-2023.

Ne respektim të programit politik, Partia Socialists e Shqipërisë si drejtuese e këtij koalicioni garanton:
a. Te gjitha mandatet që mund te fitojnë partitë aleate të PS, në këtë koalicion per këshilltarë bashkiake, në çdo bashki të vendit, do të jenë në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e aktivitetit të grupit të këshilltareve të Koalicionit “ASE”.

b. Vullnet të plotë për të bashkëpunuar me subjektet politike, shoqatat, sindikatat apo individë që janë të gatshëm të kontribuojnë për një qeverisje efektive, transparente dhe te ndershme vendore.

c. Partia Socialiste e Shqipërisë garanton aleatët e saj se përfaqësuesit e saj në Komisionet zgjedhore dhe të numërimit të votave do të numërojnë dhe ruajnë me korrektësi çdo votë të partive aleate.

d. Partia Socialiste pas fitores ne zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 është e gatshme për të integruar në programet qeverisëse të Kryetareve të bashkive dhe këshillave përkatës çdo kontribut dhe project zhvillimi vendor qe pasqyron vullnetin zgjedhor ndaj çdo subjekti pjesë e këtij Koalicioni.

e. Partia Socialiste garanton se do te përfshijë në administrimin qeverisës çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral që kontribuon politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni.

f. Partia Socialiste kërkon nga aleatët që të garantojnë mbështetjen për Programin politik dhe projektet vendore qd ajo premton to realizoje gjate qeverisjes lokale 2019-2023

Me vetëdijen e përbashkët, për domosdoshmërinë e intensifikimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Familjen Europiane, përmes zgjerimit të konsensusit politik.

Me firmosjen e kësaj marrëveshje, PS dhe aleatët e saj vendosën
Të themelohet për zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019 koalicioni politik zgjedhor me emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “ASE”.

Partitë anëtare të koalicionit angazhohen të bashkëpunojnë në çdo nivel politik per maksimalizimin e rezultatit zgjedhor; Anëtarët e koalicionit angazhohen që pas fitores ne zgjedhje, të koontribuojnë në të gjitha nivelet e qeverisjes vendore ne bud te pestles specifike te smiles parti politike bazuar ne platformën e bashkëpunimit të negociuar nga çdo parti pjesëtare e koalicionit;

Partitë anëtare të koalicionit autorizojnë Kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi RAMA, të zgjerojë koalicionin edhe me parti te tjera politike, pa pasur nevoje per miratimin tone me shkrim duke i përfshirë vullnetet e tyre per t’iu bashkuar këtij koalicioni ne anekset shoqëruese, pjese integrale e kësaj marrëveshje;

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, autorizohet te kryeje do veprim ligjor ne lidhje me regjistrimin e koalicionit ne KQZ si subjekt zgjedhor, regjistrimin e kandidateve per kryetar bashkie, pa pasur nevojë për nënshkrimin e kërkesës nga secili anëtar i këtij koalicioni si dhe çdo veprim tjetër që kërkon ligji per koalicionet, përfshirë edhe delegimin e të drejtës për të caktuar vëzhgues në KZAZ, KQV dhe VNV, bazuar ne dispozitat e caktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat përkatëse të miratuara nga KQZ;

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, z. Eridjan Salianji, autorizohet nga te gjitha partitë pjesëmarrëse të Koalicionit Zgjedhor për të përfaqësuar koalicionin gjatë procedures se shortit në KQZ per renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

“Në përditësim”

FOTO GALERI
2/4

Top Channel