Wake Up/ Eksperti Grigor Zoraqi: Rreth 200 fëmijë lindin çdo vit me sëmundje gjenetike

29/04/2019 11:45

Sipas ekspertëve të gjenetikës, 5 sëmundjet më të shpeshta të lindura në Shqipëri janë: talasemia, fibroza cistike, shurdhësia, sindroma dawn dhe distrofia muskulare.

Talasemia është me e përhapur në zonat bregdetare, në Lushnjë dhe në Fier, ku  1 në 5 banorë është  mbartës i saj. Për sa i përket shurdhësisë, edhe pse mendohet se shkaktohet nga temperatura, 80% e rasteve e kanë sëmundje të lindur.

Në Shqipëri  rreth 10% e popullsisë janë mbartës të shurdhësisë. Statistikat  tregojnë se rreth 200 fëmijë lindin çdo vit me sëmundje gjenetike.

Top Channel